Sipas një studimi të realizuar nga Mayo Clinnic në Minnesota (SHBA), rezulton se memoria e femrave është më e fortë se e meshkujve, të cilët pësojnë rënie të ndjeshme pas moshës 40 vjeçare.
Në këtë studim morën pjesë 1246 persona me moshë nga 30 deri 95 vjeç, ku gjatë analizimit se cili ka memorie më të fortë u vu re se tek dy gjinitë pas moshës 30 vjeçare memoria fillon të dobësohet.
Studimi gjithashtu zbuloi se tek meshkujt, pjesa e trurit që kontrollon memorien, është edhe më e vogël se tek femrat, veçanërisht pas moshës 60 vjeçare. Sekreti pse femrat kanë memorie më të fortë qëndron tek hormone femërore, estrogjenët, të cilët mbrojnë trurin./tesheshi.com/