Ndoshta kur shikoni ndonjë film policesk, pyesni se si ka mundësi që eksperti i armëve të jetë në gjendje të diktojë llojin e armës së përdorur. Shumë e thjeshtë, sepse e kanë një të tillë në koleksionin e tyre.
FBI-ja posedon në një laborator në Virxhinia, gati 7 mijë armë të mbledhura gjatë 80 viteve të punës së saj. Nëse armët nuk janë mbledhur nga një hetim, ato ose janë të dhuruara, ose janë blerë e porositur nga e gjithë bota.
Disa prej tyre janë aq të vjetra, sa do të ishin të përshtatshme për t’u ekspozuar në një muze, ku disa janë të përdorshme dhe disa të tjera jo më./tesheshi.com