Në Berlin nisi një konferencë ndërkombëtare me liderët botërorë që synojnë endosjen e një armëpushimi të përhershëm dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën shumëvjeçare në Libi.
Pritësit e Konferencës së Berlinit, Kancelarja Angela Merkel dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, përshëndetën pjesëmarrësit e samitit në hyrje të selisë së qeverisë gjermane.
Në konferencë marrin pjesë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti rus Vladimir Putin, ai francez Emmanuel Macrons, si dhe Kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, Boris Johnson dhe Giuseppe Conte.
Pak para fillimit, presidentët turq dhe rusë, Erdogan dhe Putin zhvilluan një takim dypalësh, dhe Erdogan gjithashtu u takua veçmas me ministrin e Jashtëm të Libisë, Fayez al-Sarray, i cili i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar këtë mëngjes që të marrë më shumë përgjegjësi dhe të ndalojë sulmet nga Baron Khalifa Haftar .
Al-Sarray dhe rivali i tij puçist Haftar, do të marrin pjesë gjithashtu në Konferencën e Berlinit.
Libia ka qenë skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 pas rëzimit të Muammar Gaddafi. Që atëherë ka pasur tensione midis dy kampeve kundërshtare. Qeveria e Unitetit Kombëtar Libian me qendër në Tripoli gëzon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa Khalifa Haftar udhëheq forcat e paligjshme, të cilat kryesisht mbështeten nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Forcat separatiste të Haftarit kanë sulmuar që nga prilli i vitit të kaluar me qëllim kapjen e Tripolit.
Ditë më parë, me angazhim të Erdogan dhe Putin u vendos një armëpushim në Libi në 12 janar.
Bisedimet për paqe javën e kaluar në Moskë nuk rezultuan në nënshkrimin e një marrëveshje të përhershme armëpushimi, pasi negociatat u braktisën nga Haftari. /tesheshi.com/