E ku ka më mirë se të shkoni një Fanta limoni në periudhën e verës, në ato ditë të nxehta kur bën shumë vapë? Shija normalisht është e paparë dhe freskia që të lë në gojë gjithashtu, por na vjen keq t’ju “prishim ëndrrat”.
Sëfundmi Fanta ka konfirmuar se shija me limon do të hiqet nga tregu dhe nuk do të prodhohet më. Ka qenë vetë kompania ajo që ka konfirmuar lajmin përmes një përgjigje që i ka dhënë një fansi në Tëitter.
Kompania i shkruan një fansi të Fanta Lemon se pija e shijshme nuk do të jetë më në raftet e supermarketeve. Ende nuk është e qartë nëse ky produkt nuk do të jetë më vetëm në disa vende të botës, apo në të gjitha shtetet, si dhe as arsyeja pse po e nxjerrin nga tregu./tesheshi.com/