Pesë anëtarë të së njëjtës familje në Indi ranë në një pus të madh të kontaminuar për të shpëtuar një mace, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Në përpjekjen e tyre të rrezikshme për të shpëtuar kafshën, të pesë u takuan me një vdekje tragjike.
Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, burrat e familjes Kale vdiqën të martën në mbrëmje pasi ranë njëri pas tjetrit në një pus në fshatin Wadki, Maharashtra, Indi, i cili përdorej si gropë mbetjesh biologjike.
https://youtu.be/EBclI1CM8v0
Sipas mediave lokale, macja kishte rënë në pusin e madh rreth orës 17:00 të së martës, ndërsa burrat e familjes vendosën të zbresin në pusin e kontaminuar për të shpëtuar macen.
Një nga anëtarët e familjes hyri i pari në pus përpara se katër të tjerë të ndiqnin, por në fund të gjithë u bllokuan, komenton botimi britanik.
Në një deklaratë, Dhananjay Jadhav, oficer i lartë i policisë së Nevasës, pohoi se “një ekip shpëtimi mori pesë trupat nga pusi i braktisur ku kishte rënë një mace”.
Megjithatë, pasi pesë anëtarët e familjes Kale zbritën në gropë, një burrë i gjashtë që u përpoq të shpëtonte të tjerët mrekullisht mbijetoi.
“Personi i gjashtë, i cili tentoi të shpëtonte të tjerët, hyri në pus me litar të lidhur në bel dhe mbijetoi”, shtoi policia, duke theksuar se është dërguar në spitalin më të afërt. /tesheshi.com/