Të shumta kanë qenë risitë që ka lajmëruar Facebook gjatë ditëve të fundit: tasti ‘dislike’ dhe tani, edhe ndryshime në lidhje me fotografinë e profilit.
‘Temporary profile picture’ është risia më e fundit e Facebook, për të rritur mundësinë e përdoruesve për të eksperimentuar. Opsioni i ri është ende në fazë testimi. Sipas asaj që raporton “TechCrunch”, kjo mundësi do të lejojë personat që përdorin rrjetin social më të famshëm në botë që të mbajnë vetëm përkohësisht fotografinë e profilit.
Thuhet se do të jetë edhe mundësia të zgjedhësh nëse do që ajo fotografi profili të qëndrojë për disa orë apo për periudha të gjata, ditë, javë apo edhe muaj./tesheshi.com/