Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fabrika e “Listës së Shendlerit” në muze? Çekët e konsiderojnë industrialistin spiun dhe kriminel lufte

by te Sheshi
12/10/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Fabrika e “Listës së Shendlerit” në muze? Çekët e konsiderojnë industrialistin spiun dhe kriminel lufte

Pamja e rrënuar e këtij vendi të braktisur nuk jep asnjë të dhënë se ka qenë skena e një prej akteve më të famshme të shpëtimit të njerëzve në kohërat moderne.

fabrik-sot
Kompleksi Shindler

Shishe boshe dhe lloj-lloj mbeturinash të tjera janë të shpërndara në dyshemenë, dikur madhështore, të shtëpisë së epokës habsburgase: çerdhe zogjsh midis vegjetacionit të pafre që rritet në çatinë që pikon të ish-bllokut administrativ, një erë e ftohtë që fryn përmes kanatave bosh të dritareve të ndërtesës së një fabrike të braktisur që është zhveshur nga pjesa më e madhe e mobiljeve.

Kjo skenë rrënimi në fshatin e vogël bohemian Brněnec, 140 milje në verilindje të Pragës, është gjithçka që ka mbetur nga vendndodhja industriale përdorur nga Oskar Schindler për të strehuar dhe shpëtuar  1,200 hebrenj në listën e tij historike në muajt e fundit të Luftës së Dytë botërore.

Industrialisti nazist i transportoi këtu punëtorët e tij hebrenj nga fabrikat në Krakovë të Polonisë në fundin e vitit 1944 me pretekstin se ata ishin specialistë të aftë municionesh për të cilët kishte nevojë prodhimi i mbulesës së tankeve për luftën gjermane. Në të vërtetë, ata u zhvendosën për të shmangur zhdukjen e tyre në Holokaust ndërsa nazistët intensifikonin shfarosjen e hebrenjve e forcat gjermane tërhiqeshin përballë ushtrisë së Kuqe.

fabrika-filmi
Ben Kingsley, Liam Neeson dhe Caroline Goodall në një skenë nga filmi i vitit 1994 “Schindler’s List”.

Tani, ish-uzina e tekstileve e rrënuar krejtësisht, por që portretizohet me ngjyra aq të gjalla në filmin e 1994-ës së Steven Spielberg, “Lista e Shindlerit” dhe në romanin fitues të çmimit Booker, të shkrimtarit Thomas Keneally “Harku i Shindlerit” – është në qendër të një plani ambicioz për ta kthyer në një muze që të përkujtojë industrialistin dhe ata që ai shpëtoi.

Pas një beteje të gjatë ligjore, pronësia e vendit – që prodhonte tekstile për Ikean dhe tapiceri për makinat Skoda përpara se të mbyllej në vitin 2009, së fundmi, i ka kaluar fondacionit  “Shoah dhe Oskar Schindler”.

Jaroslav Novak, shkrimtar lokal është kreu i fondacionit, që u krijua për të nxitur përpara planin e muzeumit. Ai po kërkon financime edhe nga Bashkimi Europian sikundër edhe nga grupe ndërkombëtare hebreje për këtë projekt që ai beson se është vital për të shmangur zhdukjen e kompleksit pa lënë gjurmë.

“Ky është i vetmi kamp përqëndrimi nazist në Republikën Çeke që qëndron ende në ndërtesat e veta origjinale”, thotë Novak, lindur në të njëjtin qytet Svitavy ku kishte lindur dhe Shindleri në vitin 1908, kur qyteti ishte pjesë e Austrisë nën  Perandorinë Habsburgase e njohur edhe me emrin gjerman Zwittau.

fabrika-nj
Jaroslav Novak, shkrimtar lokal

“Nuk mund të lejojmë që ndërtesat dhe e gjithë historia e Shindlerit të zhduket. Unë kam luftuar për këtë 20 vjet. Por njerëzit nuk janë të interesuar”, thotë ai.

Gjendja e lënë pasdore e ish-fabrikës së Shendlerit dhe fati i saj bie ndesh me atë uzinës së dikurshme në Krakovë, që tani është shndërruar në muze dhe në një atraksion turistik.

Një nga arsyet është financimi. Kostoja e përllogaritur për sajtin e Brněnec vlerësohet në 140 milionë krona çeke, plus fonde urgjente për riparimin e çatisë përpara arritjes së dimrit.

Por, plani përballet gjithashtu me një tjetër pengesë: ndjenjat e përziera të shumë çekëve për Shindlerin. Industrialisti ishte një qytetar çekosllovak nga rajoni Sudetenland, në atë kohë me shumicë gjermanisht-folëse që spiunonte për Abwehr, shërbimin e jashtëm nazist të inteligjencës, përpara se territori të aneksohej zyrtarisht nga Hitleri sipas marrëveshjes së Mynihut së vitit 1938 dhe që më pas u bashkua me partinë naziste.

Pak çekë kishin dëgjuar për bëmat e tij të fundit të luftës përpara se ato të përshkruheshin nga Hollivudi. Madje edhe sot, shumë e identifikojnë Shindlerin që vdiq në vitin 1974 e që së bashku me gruan e tij janë nderuar në muzeumin e holokaustit në Jeruzalem, duke iu referuar si “gauner”, një fjalë gjermane me kuptimin mashtrues, famkeq për konsumin e tepërt të alkoolit, ngacmimin e femrave dhe borxhet e bixhozit.

Pronari aktual i shtëpisë ku ai ka lindur ka refuzuar të lejojë që në të vendoset një pllakë përkujtimore. Një memorial i vogël qëndron në parkun përgjatë rrugës dhe u mbulua me zvastika disa ditë pas inagurimit në vitin 1994.

fabrika-d
Oskar Shindler, foto e vitit 1968

Ka nga ata njerëz që e cilësojnë industrialistin si “tradhtar dhe kriminel lufte” reputacioni i të cilit si shpëtimtar bazohet në “legjenda të sajuara”.

Jitka Gruntova thotë se nuk ka gjetur prova që Shindleri ka shpëtuar të burgosur. “Kam arritur në përfundimin se ai po shpëtonte vetëm veten e tij”.

Historiani Radoslav Fikejz ia atribuon këtë skepticizëm trashëgimisë së ish-Çekosllovakisë komuniste dhe dëbimit të pjesës më të madhe të 3 milionë gjermanish-folësve të vendit pas luftës.

“Eshtë problem i madh për shkak se kemi ende 40 vjet komunizëm në mentalitetin tonë”, thotë ai. “Ka të bëjë edhe me faktin që Shindleri ishte gjerman nga Sudetet dhe njerëzit kanë frikë nga një pyetje: çfarë ndodh nëse gjermanët kthehen? Po kjo nuk është realiste”.

“Po, Shindleri ishte nazist dhe kriminel lufte e spiun. Por unë kam takuar 150 hebrenj që ishin në listën e tij dhe ishin në kampin e Brněnec dhe ata thonë se ajo që është më e rëndësishme është se ata janë gjallë”.

Sipas tij, Praga ende nuk ka një memorial për holokaustin edhe pse ishte një nga qytetet më hebreje në botë dhe pjesa më e madhe e hebrenjve të saj u vranë. “Komuniteti i vogël hebraik është hezitues për të marrë pjesë në një fushatë për muzeumin, ndoshta nga frika se mund të provokojë pasoja anti-Semite”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Shoferi e kthen derën e dëmtuar të makinës në vepër arti

Shoferi e kthen derën e dëmtuar të makinës në vepër arti

Gjykata e Lartë rrëzon Llallën: nxjerr të lirë Elvis Rroshin e Kavajës

Gjykata e Lartë rrëzon Llallën: nxjerr të lirë Elvis Rroshin e Kavajës

Kujdes: rrëshqitje dherash në Kalimash, bllokohet “rruga e Kombit”

Kujdes: rrëshqitje dherash në Kalimash, bllokohet “rruga e Kombit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni