Shkëndija ka barazuar 1:1 me Aberdeen FC në ndeshjen e parë të raundit të parë të Europa League.
‘Kuqezinjtë’ zhvilluan një ndeshje shumë të mirë përballë një rivali të fortë dhe të respektuar, mirëpo një moment shpërqëndrimi në minutën e 79′ bëri që McGinn ti japë epërsi skuadrës mysaifre. Pas golit të pranuar Shkëndija solli reagim shumë të mirë duke krijuar presion mbi kundërshtarin dhe një lojë e tillë në minutën e 84′ sjell super gol të Kirovskit me kokë duke sjellë simetri në rezultat.
Përkundër rezultati të barabartë Shkëndija nderoi veten me performancën e treguar dhe me bindje se mund të bartet me Aberdeen do të udhëtojë në ndeshjen e kthimit pas një jave në Skoci. /tesheshi.com/