Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit (EULEX) ofron shpërblim prej 82.000 euro për çfarëdo informate e cila do të çojë në zbulimin e autorit të vrasjes së doganierit lituanez, Audrius Šenavičiusit, ngjarje e ndodhur në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013.
Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra doganieri. Kurse i tërë misioni e nderoi atë duke e mbajtur një minutë heshtje.
Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe një përfaqësues i komunës së Zveçanit dhe komandanti rajonal i policisë së Kosovës, Nenad Gjuriç.
“Sot katër vite më parë u vra tragjikisht kolegu ynë Audrius Šenavičius. Sot ne po e nderojmë atë dhe shërbimin e përkushtuar të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Unë e ndaj dhimbjen me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët sot e kësaj dite ende nuk kanë marrë përgjigje për shumë pyetje lidhur me vrasjen. Audriusi bëri sakrificën sublime. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e ndonjë të dashuri. Ne humbën një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë, kurse drejtësia duhet të vihet në vend. Unë i apeloj çdo personi që ka çfarëdo informate që të paraqitet”, theksoi Papadopoulou. /tesheshi.com/