Erëra lufte po enden në Afrikë e veçanërisht në atë rajon që përfshin Etiopinë dhe Sudanin jugor.
Të premten e shkuar, disa burra të armatosur që vinin nga Sudani jugor dhe me sa duket me pëlqimin e qeverisë së Jubës, kanë hyrë në rajonin etiopian të Gabelës dhe kanë sulmuar 13 fshatra të banuara në familje me etni nuere. Bilanci i sulmit ishte me 208 persona të vrarë, 100 të rrëmbyer mes së cilëve edhe gra e fëmijë e 2000 krerë bagëti të marra.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Addis Abebës, e cila, siç raportohet nga mediat lokale, ka ngritur në fluturim menjëherë helikopterët e luftës dhe falë punës së tyre janë identifikuar menjëherë të rrëmbyerit dhe rrëmbyesit.
Ndërkaq pritet veprimi i ardhshëm i Etiopisë dhe gjithmonë duke u bazuar tek raportimet e përditshme të mediave lokale, në Addis Abeba është duke u studiuar një mënyrë ndërhyrjeje për të mos përfshirë civilët në operacionin që do të ndërmerret për të liruar personat e marrë peng. /tesheshi.com/