Si thoni për një puding me kakao? Një ëmbëlsirë e shijshme dhe falë recetës më poshtë do ta keni edhe më të lehtë përgatitjen.
Përbërësit:
1 litër qumësht
1 gotë çaji me sheqer
2 lugë gjelle me kakao
2 lugë gjelle me miell
1 lugë gjelle me nisheshte
Përgatitja:
Në një tenxhere shtoni qumështin, miellin, sheqerin, niseshtenë dhe kakaon. E trazoni vazhdimisht nën një zjarr mesatar derisa masa të trashet.
Pas rreth 10 minutash e heqim nga zjarri dhe me kujdes e shpërndajmë pudingun nëpër gota. Para se ta konsumoni e lini të ftohet pak.
Sipas dëshirës, mund ti shtoni sipër arra të grira imët ose rrush të thatë. /tesheshi.com/