Shefi i mjekëve të spitalit në Omsk, Aleksandar Murahovski, mohoi pretendimet se ndonj një substancë e rrezikshme për jetën u gjet në trupin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, duke deklaruar se tani për tani të gjitha analizat janë negative.
“Unë jam i udhëhequr në punën time nga dokumente zyrtare. Ato dokumente zyrtare që kanë ardhur nga laboratori ynë kimiko-toksikologjik, ai spektër i substancave që aparati ka kontrolluar tashmë, të gjitha tregojnë rezultate negative”, u tha Murahovski gazetarëve, duke shtuar se ai nuk mund të thoshte cilat substanca u analizuan.
Murahovski deklaroi se Navalny është ende pa vetëdije dhe se ai është i lidhur me një frymëmarrës, si dhe se transporti i pacientit nuk është i mundur edhe nëse familja merr përgjegjësi për këtë, sepse gjendja e tij shëndetësore është e paqëndrueshme.
Zëvendësi i tij Anatoliy Kalnichenko, gjithashtu konfirmoi se nuk u gjet helm në trupin e Navalny gjatë testimit, dhe se mjekët besojnë se ai nuk ishte helmuar siç pretendohet nga njerëzit e afërt, pasi piu një çaj në një prej lokaleve të areoportit të Tomsk.
“Në sistemin e tij nuk u gjet asnjë gjurmë helmi,” tha ai, duke shtuar se mjekët nuk do ta ndajnë diagnozën me mediat kur ta vendosin atë, por do të informonin fillimisht gruan dhe vëllain e tij.
Më herët sot, drejtori i Fondit Kundër Korrupsionit, themeluesi i të cilit është Navalny, Ivan Zhdanov, tha, duke iu referuar policisë së trafikut, se ata gjetën një substancë të rrezikshme në trupin e liderit të opozitës, e cila nuk është vetëm një rrezik për të, por edhe për mjedisin. /tesheshi.com/