Rama e Kurti treguan shenja emancipimi gjatë takimit të tyre në Prishtinë, duke thënë se padakortësia e tyre politike lidhur me “Open Ballkan”, nuk cenon aspak vëllazërinë dhe interesin e përbashkët kombëtar.
“Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie të mundshme.
Për të jetuar një hapësirë të pandarë si shqiptarë dhe europianë dhe ajo ditë do të vijë, është e pashmangshme kur në një Europë të bashkuar, shqiptarët serbët, malazezët e boshnjakët të jenë bashkë dhe siç është e pashmangshme që Serbia ta njohë Kosovën.
Pyetja që kërkon përgjigje është: kur do të vijë dhe çfarë do të bëjmë ne për ta afruar atë gjë?
Arysetimet mund të jenë të ndryshme por nuk vënë në pikëpyetje as dashurinë për atdheun e përbashkët, as vëllazërinë.
Ne nuk e kemi këtë problem dhe për të gjithë ata që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimit për pikëpamjet.
Jam i nderuar për mikpritjen e kryeministrit sepse dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën”. /tesheshi.com/