Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përsëriti të martën një thirrje për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa përleshjet vazhdojnë për të gjashtën ditë.
“Thirrja jonë për Rusinë dhe Ukrainën është që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në kompleksin presidencial në Ankara.
Erdogan i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të kontribuojnë për paqen botërore.
“Ne kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim mbi përfitimet e zgjerimit të NATO-s dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë sot. Ne po e marrim këtë hap sepse duam paqen botërore,” tha Erdogan të martën.
Presidenti turk njoftoi mbështetjen e vazhdueshme për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Pas takimit, Osmani theksoi se është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Aleati ynë më i rëndësishëm, Republika e Turqisë, nuk na ka kthyer kurrë shpinën”, tha Osmani.
Presidenti i Republikës së Turqisë priti me nderimet më të larta shtetërore Presidenten e Kosovës, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara. /tesheshi.com/