Të dielën e ardhshme më 16 prill zhvillohet në Turqi referendumi për zgjerimin e kompetencave presidenciale në Turqi.
Presidenca turke ka përgatitur një material sqarues për të shpjeguar se çfarë ndryshon në kompetencat e kreut të shtetit në këtë zhvillim konstitucional në vend.
Shumë kritikë e kanë konsideruar referendumin si një përpjekje që Erdogan të kthehet në “Sulltanin” e ri të vendit.
Materiali sqarues, përveç gjuhës turke është përgatitur dhe në anglisht, gjermanisht si dhe shqip po ashtu. Më poshtë po transmetojmë pa koment këtë video: