Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mendon se gabimi i përmasave historike do të ishte nëse Libia do të ishte në mëshirën e baroneve të luftës.
Përpara Samitit në Berlin, një konferencë ndërkombëtare mbi Libinë, Presidenti turk Erdogan shkroi për Politico një kolanë me titullin “Rruga për paqen në Libi kalon nga Turqia”.
Duke theksuar se Libia ka qenë në mes të një lufte të përgjakshme civile për një dekadë, Erdogan tha se bashkësia ndërkombëtare deri më tani nuk ka arritur të marrë përgjegjësinë dhe t’i japë fund konflikteve dhe të rivendosë paqen dhe stabilitetin në vend.
“Ne sot po përballemi me pasojat e kësaj pandjeshmërie. Qeveria libiane, e njohur gjithashtu nga Kombet e Bashkuara, është sulmuar nga baroni i luftës Khalifa Haftar për disa vjet,” shkroi Erdogan.
Presidenti turk thotë se organizata e armatosur e Haftarit, e cila sipas tij ishte duke provuar një grusht shteti në Libi, u mbështet nga shtete të tilla si Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i quajtur ato antidemokratike.
“Megjithë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike, siç është marrëveshja e 2015, bota nuk ka arritur të mbështesë sa duhet aktorët që mbrojnë diplomacinë dhe dialogun në Libi. Kriza e Libisë ka shkaktuar një ndarje në Evropë që ende po përpiqet të vendosë se çfarë të bëjë në rajon. Gjermania, e cila mbështet qeverinë legjitime libiane, do të organizojë një konferencë paqeje në Berlin. Ndërsa Franca ka anësuar nga grushti i shtetit të Haftarit dhe kundër qeverisë së ligjshme libiane”, shprehet Erdogan.
Presidenti turk Erdogan shkruan se shumë mendojnë se pse Evropa duhet të merrej me krizën në Libi ndërsa luftërat, konfliktet dhe katastrofat humanitare vazhdojnë në të gjithë botën.
“Në rast se Bashkimi Evropian nuk jep ndihmën e nevojshme për Qeverinë e Unitetit Kombëtar të Libisë, kjo do të ishte kryesisht një tradhti ndaj vlerave themelore të saj; të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lënia e Libisë në mëshirën e baronëve të luftës do të ishte një gabim historik”, tha Erdogan.
“Duhet të mbahet mend gjithashtu se vazhdimi i konfliktit në Libi do të thellonte dhunën dhe paqëndrueshmërinë që do të shkaktonte një valë migrantësh në Evropë”, shkruan presidenti turk.
Erdogan më tej pretendon se kriza e Libisë është një lloj materiali lakmusi për Bashkimin Evropian, i cili do të përgjigjet nëse liderët evropianë do të mbrojnë rendin botëror pushtues apo do të shmangin përgjegjësinë dhe, si në rastin në Siri, të vëzhgojnë me qetësi krizën.
“Miqtë dhe aleatët tanë evropianë duhet të kuptojnë se bota nuk mund të ndryshohet vetëm duke u ankuar dhe duke folur për shqetësimet e tyre. E drejta ndërkombëtare, demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk mund të mbrohen pa i vënë duart e tyre në gur”, tha Erdogan.
Presidenti turk Erdogan tha gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet t’i tregojë botës se është një faktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
“Konferenca e paqes në Berlin është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi. Nga ana tjetër, ne presim që liderët evropianë të flasin më pak dhe të ndërmarrin hapa konkretë. Duke marrë parasysh që Evropa nuk është aq e gatshme për të siguruar mbështetje ushtarake për Libinë, atëherë zgjidhja më e hapur është të bashkëpunosh me Turqinë, e cila është zotuar shumë për të ofruar mbështetje ushtarake. Turqia mbështet plotësisht qeverinë legjitime të Libisë, e cila është njohur edhe nga Kombet e Bashkuara. Në këtë kontekst, ne do të trajnojmë dhe përgatisim forcat libiane të sigurisë për një luftë më efektive kundër terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kërcënimeve të tjera për sigurinë ndërkombëtare “, tha Erdogan.
Erdogan shkruan në fund të kolanës se “Evropa në rrugën e arritjes së këtij qëllimi mund t’i besojë plotësisht mikut dhe aleatit të saj Turqisë”. /tesheshi.com/