Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka arritur mbrëmë në Beograd, duke nisur vizitën dyditore në Serbi.
Ai u prit në aeroportin Nikolla Tesla nga Presidenti turk Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç, anëtarë të Qeverisë së Serbisë, si dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Serbi, Tanju Bilgiç.
Në Beograd me presidentin Erdogan mbërriti dhe gruaja e tij Emine Erdogan dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Hulusi Akar.
Gjthashtu pjesë e delegacionit të nivelit të lart turk janë edhe zv.kryeministri Fikri Isik, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ai i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, ministri dhe kryenegociatori për Bashkimin Evropian, Omer Çelik, i mjedisit dhe Planifikimit Urban Mehmet Ozhaseki, i ekonomisë Nihat Zeybekci, i i bujqësisë, ushqimit dhe blegtorale Ahmet Esref Fakibaba, i Pylltarisë dhe Ujërave Vejsel Eroglu dhe i Transportit, Çështjeve detare dhe komunikimit Ahmet Arslan. /tesheshi.com/