Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se gjatë 8-9 viteve të fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga konspiracioni deri te grushti shteti, ta bëjnë Turqinë jofunksionale dhe se “plumbi i fundit” i këtyre tinzarëve është për të goditur ekonomia turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan foli në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku prezantoi Dokumentin e Strategjisë Financiare dhe me atë rast foli edhe për aktualitetin.
“Nëse do të flas sinqerisht, në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur me të gjitha mënyrat, nga konspiracioni deri te grushti i shtetit, ta bëjnë Turqinë jofunksionale. ‘Plumbi i fundit’ i këtyre sulmeve tinëzare është lëshuar në drejtim të ekonomisë sonë. Por ndodhi diçka që ata nuk e prisnin: lufta jonë kundër kurtheve që na u vendosën na bënë më të fortë”, tha Erdogan.
Ai tha se Turqia do të kapërcejë problemet me të cilat po përballet.
“Ne do ta kapërcejmë problemin e inflacionit që e ndjejmë prej disa kohësh si pasojë e tendencave globale. Dashtë Zoti, së bashku do të ndërtojmë ‘shekullin e Turqisë’”, tha Erdogan.
Ai vuri në dukje se kriza ekonomike botërore vazhdon të rrënojë botën, duke krijuar probleme të reja gjatë gjithë kohës. /tesheshi.com/