Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë nuk ka dha detaje se kur mund të miratohet marrëveshja për Demarkacionin e Malin e Zi. Por këtë e ka bërë zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, në një intervistë për një të përditshme austriake “Weiner Zeitung”.
Hoxhaj ka thënë se marrëveshja në fjalë pritet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.
“Qeveria e kaluar nuk arriti t´a kalojë marrëveshjen për shkak se u rrëzua. Kjo temë tani do të diskutohet në parlament ose gjatë janarit ose gjatë shkurtit. Marrëveshja do të ratifikohet deri në muajin mars. Kjo do të mundësojë ta përmbushim kriterin e fundit për vizat” ka thënë Hoxhaj.
Ai më tej ka thënë se shpreson se komisioni i ri do të sjellë gjetje të sakta të cilat do të diskutohet në Parlament edhe me opozitën.
“Kjo nuk është çështje ndërqeveritare, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Është çështje e brendshme me një dimension të jashtëm”, ka thënë ai. /tesheshi.com/