Kongresisti amerikan Eliot Engel u ka propozuar institucioneve të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për krijimin e Gjykatës Speciale dhe që amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të kësaj Gjykate të votohen në Kuvendin e Kosovës.
Engel gjatë vizitës së tij që pati në Gjykatën Supreme të Kosovës tha para mediave se është me rëndësi që kjo të bëhet, pamarre parasysh se sa i vështirë është vendimi.
Ai tha se alternativa tjetër që kjo gjykatë të themelohet nga OKB-ja nuk do të ishte e mirë për Kosovën.
Engel tha se SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës si mik, aleat dhe partnerë dhe ta përkrah atë që të bëhet një vend i qëndrueshëm./tesheshi.com/