Venetia Burney, një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare nga Oxfordi i pati sugjeruar gjyshit të saj që planeti i sapozbuluar mund të quhej Pluton sipas emrit të perëndisë së detit për të cilin sapo kishte lexuar në një libër për fëmijë.
Gjyshi i saj, Falconer Madan, ishte përgjegjësi i Bibliotekës Bodleian Library të Universitetit të Oxfordit. Ai kishte lidhje me qendrën e zbulimeve hapsinore Lowell Observatory në Arizona, kështu që ua sugjeroi si emër.
Propozimi u mirëprit, aq më tepër kur vunë re se përshtatej dhe me inicialet e themeluesit të qendrës kërkimore, Percival Lowell. /tsheshi.com/