Uhud er-Rumi do të jetë e para ministre shteti për Lumturinë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka për të udhëhequr përpjekjet e qeverisë për të siguruar lumturi për qytetarët e vendit, në të parën nismë të këtij lloji.
Me ribërjen e qeverisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kabinetin e ri me 29 ministra, posti i ri qeveritar iu dha një gruaje, ndërsa numri i posteve ministrore të mbajtura nga femrat u rrit nga katër në tetë.
Emërimi i ministres së shtetit për Lumturinë, Uhud er-Rumi, u lajmërua ditën e djeshme nëpërmjet rrjetit social Twitter nga kryeministri i vendit, Shejh Muhammed bin Rashid El Maktum.
“Lumturia nuk është thjesht një dëshirë në vendin tonë. Do të ketë plane, projekte, programe dhe tregues. Ajo do të jetë pjesë e punës së të gjithë ministrive,” shkruajti kryeministri.
Er-Rumi ka për të vazhduar gjithashtu të jetë drejtoreshë e përgjithshme e zyrës së kryeministrit, një detyrë që e mban prej kohësh. /tesheshi.com/