Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar sot seria e seancave gjyqësore për masat e sigurisë ndaj grupit më të bujshëm kriminal në vend.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur si masë sigurie “arrest me burg” për Emiliano Shullazin, ndërkohë që po zhvillohen edhe seancat e radhës për dy bashkëpunëtorët e tij, Glimando Danin dhe Blerim Shullazin.
Ka qenë e pamundur për mediat marrja e filmimeve të qarta të të arrestuarve, ndërkohë kamerat nuk janë lënë në sallën e gjyqit. /tesheshi.com/