Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Elementi surprizë i 11 Shtatorit: ja pesë sulmet që ndryshuan rrjedhën e historisë

by te Sheshi
11/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Elementi surprizë i 11 Shtatorit: ja pesë sulmet që ndryshuan rrjedhën e historisë

Sulmet e 11 Shtatorit 2001 u komentuan gjerësisht në ato ditë vjeshte të 14 vjetëve më parë, por edhe në secilin përvjetor, si dita që ndryshoi botën tonë. Shumëkush i pa sulmet si ngjarje që do të ndryshonin kursin e historisë.

Por sulmet tronditëse mbi kullat binjake, ai mbi Pentagon dhe sulmi i papërfunduar mbi Capitol-in nuk janë të parat sulme surprizë që ndryshuan mënyrën sesi njerëzit jetojnë dhe shohin botën.

Përgjatë shekujve, ka pasur sulme të papritura mbi shënjestra civile që kanë ndodhur ndërsa zhvilloheshin luftëra, të deklaruara ose jo, dhe sulme në kohë paqeje që erdhën si rrufeja në qiell të pastër. Sulmet e 11 Shtatorit klasifikohen në kategorinë e dytë.

Ngjarje të mëdha kanë tronditur themelet e shoqërisë dhe civilizimit. Elementi surprizë mund të përbëjë një element vërtet të fuqishëm, e ndoshta, armën më të fuqishme se të gjitha të tjerat.

Një nga tregimet e një sulmi të papritur epik vjen nga mitologjia greke, Kali i Trojës. Episodi, i shpjeguar nga akademikët, lidhet me luftën prej 10 vjetësh që zhvillohej mes grekëve dhe trojanëve.

Në një version, grekët mundësuan hyrjen e një kali të madh të drunjtë brenda qytetit të Trojës, brenda të cilit ishin fshehur luftëtarë grekë. Ata dolën dhe në një sulm të papritur, mposhtën trojanët.

Poema e shekullit të parë e Virgjilit, Eneida, tregon historinë e kalit të Trojës nga pikëvështrimi Trojan. Dhe, jo vetëm që është një poemë vërtet e mrekullueshme, por është një nga tregimet më prekëse të shkatërrimit të një qyteti të tërë, parë me sytë e viktimave. Askush nuk mund ta lexojë tashmë historinë e shkatërrimit të Trojës, pa u prekur prej saj.

Suksesi i kalit mitik të Trojës vendosi një standard për surprizën, dhe sulmet që më pas do të ndryshonin botën.

Akademikët shpjegojnë pesë nga këto raste.

1.Shkatërrimi I Romës nga vizigotët në vitin 410. Të ndihmuar nga skllevërit që kishin ngritur krye, vizigotët hynë në qytet përmes një porte në mënyrë krejt të papritur. Thyerja e rrethimit treditor dhe shkatërrimi i qytetit ishte i pari në shekujt që Roma dominoi dhe dha një goditje të fuqishme politike dhe psikologjike.

Supriza, shtojnë historianët, ishte se Roma ra, pasi ishte sulmuar.

2 Beteja e Trentonit në vitin 1776. Në natën e Krishtlindjeve, gjenerali George Washington kapërceu lumin Delawthe-battle-of-trenton-general-george-everettare duke drejtuar 2400 trupa kundër mercenarëve gjermanë që ndodheshin në Trenton. Forcat patriotike e kapën armikun e sponsorizuar nga britanikët krejt pa papritur. Efekti ishte se suksesi ngriti moralin e trupave dhe provoi se edhe ushtria më profesioniste në Perëndim mund të mundej.

3) Beteja e Francës në vitin 1940. Akademikët dhe historianët shpjegojnë se sulmi i suksesshëm surprizë mbi Francën nga ana e regjimit nazist ndryshoi mënyrën sesi bota shihte Francën dhe sesi vetë Franca shihte vetveten.

Përpara fushatës naziste, pothuajse të gjithë në Francë mendonin se vendi kishte ushtrinë më të fortë në botë.
Por pas fitores së Gjermanisë, pothuajse të gjithë mendonin se kjo kishte qenë një iluzion.
Gjermanët u panë se ishin ushtarakisht superiorë dhe se kishin vullnetin që u mungonte francezëve. Këto u shndërruan dhe në një farë pike, mbeten gjëra që besohen ende në Francë.

Duke hequr paralele mes fitores së Gjermanisë mbi Francën dhe sulmeve të 11 Shtatorit, ka historianë që argumentojnë se francezët ishin vërtet më të fortë se gjermanët, por fitorja gjermane ishte produkt i strategjisë dhe fatit. Sulmet e 11 Shtatorit, sipas tyre, janë një tjetër shembull, shumë më ekstrem i një sulmi të suksesshëm nga një armik më i dobët.

Plani për sulmet e 11 Shtatorit, ishte sikundër plani gjerman, i bazuar në të dhëna të marra përmes burimeve josekrete, dhe bazohej mbi supozime për procedurat e veprimtarisë së armikut.

4. perlSulmi japonez mbi Pearl Harbor në vitin 1941. Mëngjesin e sulmit mbi bazën ushtarake amerikane në Havai ndryshoi mënyrën e zhvillimit të luftës së Dytë Botërore “duke sjellë në këtë luftë Amerikën, e freskët dhe me aftësi prodhuese”.

Sulmi, gjithashtu, rifokusoi politikën e jashtme amerikane në mënyrë të thellë dhe që shtrihet deri në ditët tona. Japonezët gati e shkatërruan flotën amerikane të Paqësorit dhe Shtetet e BAshkuara hynë në luftë. Mesazhi i Amerikës për armiqtë ishte i qartë: nëse ju sulmoni këtë vend dhe dëmtoni popullin tonë, nuk ka cep të botës që mund t’u fshehë nga forcat e armatosura të këtij vendi.

5.lufta gjasht Lufta gjashtëditore në vitin 1967. Në mëngjesin e 5 Qershorit, avionët izraelitë sulmuan papritur forcat ajrore egjiptiane që nuk prisnin një gjë të tillë. Sulme të ngjashme ndodhën në Jordani dhe në Siri. Në terren, trupat izraelite marshuan në gadishullin e Sinait dhe në rripin e Gazës. Ata larguan palestinezët nga Bregu perëndimori lumit Jordan, kapën lartësitë Golan në Siri dhe vijuan drejt kanalit të Suezit.
Zinxhiri i shpejtë i ngjarjeve ndryshuan peisazhin dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe në të njëjtën kohë, politikën e jashtme të vendeve të ndryshme në botë.

Përpilimi i një liste të tillë është një ndërmarrje komplekse, por në këto raste supriza është elementi më i rëndësishëm. Sigurisht, thonë historianët, nuk është se sulmet ndodhën krejt papritur, pasi të dhënat për to ekzistonin, por u neglizhuan ose u vendosën në kontekst të gabuar. /tesheshi.com/

Përgatiti: Juli Prifti

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Jo vetëm lot e lajme të këqija: Merkel, selfie me azilantët në Gjermani

Jo vetëm lot e lajme të këqija: Merkel, selfie me azilantët në Gjermani

Denoncojnë aktivistët: refugjatët trajtohen në mënyrë çnjerëzore në kampet hungareze

Denoncojnë aktivistët: refugjatët trajtohen në mënyrë çnjerëzore në kampet hungareze

Pique nuk i kërkon falje askujt: ja dhjetë frazat më interesante

Pique nuk i kërkon falje askujt: ja dhjetë frazat më interesante

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni