Kur nuk keni kohë apo kur jeni në udhëtim e sipër dhe ushqimi i shpejtë është e vetmja zgjidhje për ju, atëherë mundohuni të paktën të zgjidhni alternativen më të shëndetshme
Pizza
Po, po! Pikërisht: pica! Mjafton të porosisni një vegjetariane pa djath pice dhe me bazë të hollë. Kështu do të merrni një dozë të mirë të vitaminave dhe proteinave që ofrojnë zarzavatet në picën vegjetaiane.
Sushi
E kundërta ndodh me sushin: shumë njerëz mendojnë se është një fast food i shëndetshëm por në fakt mund të përmbajë shumë yndyrna dhe karbohidrate nëse përdoret oriz. Megjithatë në përgjithësi mënyra e gatimit me të zier apo me tymosje e bën atë një ushqim të shëndetshëm. Kujdes orizin dhe salmonin!
Hamburger
Gjithashtu duket si një nga ushqimet më kalorik, por nëse zgjidhni një hamburger vegjetarian, mundësisht me bukë të zezë nuk është fundi i botës.
Ushqim meksikan
Ushqimi meksikan është plot fibra dhe proteina. Kur të porosisni zgjidhni më mirë tortilat, mundësisht integrale. Edhe naçot nuk janë dhe aq kalorike sepse në fakt nuk janë gjë tjetër vetëm se përzierie misri dhe bathësh të pjekura. Për salcë evitoni majonezën dhe përdorni më mirë guacamole ose salce kosi./tesheshi.com/