Katërqind faqe nga ditari i luftës së Mlladiç, i hartuar nga artisti Vladimir Miladinoviç, do të ekspozohen në një galeri në Beograd. Një ekspozitë e quajtur “Ditari” do të hapet për vizitorët të shtunën, 6 qershor, raporton BIRN.
“Një nga idetë e një ekspozite të tillë ishte të tregonte gjithë çka ndodhur vite më parë, në mënyrë që vizitorët të përballeshin me gjurmë kaq të rëndësishme të së kaluarës, por në të njëjtën kohë me pamundësinë e trajtimit të saj”, tha Miladinoviç
Ekspozita bazohet në ditarin e luftës së Mlladiç, i cili u gjet në vitin 2010 prapa një muri të rremë në Beograd në shtëpinë ku ishte fshehur.
Në nëntor 2017, Gjykata e Hagës e dënoi me burgim të përjetshëm për genocidin e Srebrenicës të 1995.
Ditari i luftës së Mlladiç u përdor si provë në gjyqin e tij, por edhe në raste të tjera para gjykatës së Hagës.
“Ai e mbante ditarin e tij çdo ditë, që do të thotë se ai shkruante me dorë detaje të rëndësishme të veprimtarive të tij. Ky dorëshkrim, përveç asaj që shkruhet në fletore, është gjithashtu domethënës për shkak të mënyrës se si i shkruajti gjërat. Kur ishte zemëruar ose në indinjatë, shkrimi i dorës është dukshëm më dramatik, letrat bëhen më të mëdha, dhe gjurmët e lapsit në letër janë më të thella”, shpjegoi Miladinoviç.
E kaluara e luftës ishte gjithashtu objekt i një projekti të mëparshëm të Miladinoviçit, i cili u përqëndrua në varret masive pranë Beogradit, në të cilin kufomat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës u varrosën fshehurazi. /tesheshi.com/