Eksploroni në kuzhinë dhe gatuajini kastravecat në formën e supës. Kombinojini me kopër dhe dhallë dhe dreka është gati në më pak se 10 minuta.
Përbërësit:
3 kastraveca
1 gotë dhallë
1 gotë salcë kosi
2 lugë gjelle kopër e freskët
2 lugë gjelle uthull molle
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosni kastravecat në një blender sëbashku me dhallën dhe salcën e kosit.
Shtoni më pas koprën dhe uthullën dhe lërini derisa të përftoni një përzierje homogjene.
Hidheni në një tas mesatar dhe vendoseni në frigorifer për 1 orë që të trashet.
Mund ta shërbeni me pak salcë kosi, kastraveca të copëtuar, piper të zi dhe pak vaj ulliri./tesheshi.com/