Quhet No Poo trendi i ri i kujdesit ndaj flokëve që a pushtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjalë për fjalë do të thotë No (Sham)Poo (jo shampo) dhe nënkupton braktisjen e çdo lloj produkti kozmetik për flokët dhe parashikon përdorimin e metodave natyrale për mirëmbajtjen e tyre.
Blogeret Margaret Badore e Katherine Martinko kanë bërë një eksperiment për 20 ditë rresht. Ato kanë larë majat e flokëve me sodë buke të përzier me ujë.
Rezultati? Bikarbonati i sodës ka bërë një punë të mrekullueshme për pastrimin e flokëve, duke u dhënë atyre shkëlqim dhe duke hequr yndyrën e tepërt. “Kur laja flokët me shampo e kisha shumë të vështirë të trajtoja flokët apo t’i krihja ato. Tani gjithçka është më e thjeshtë”,- shpjegon Katherinem pas publikimit në blog të një fotografie që tregon flokët e saj para dhe pas trajtimit./tesheshi.com/