Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Jove Kekenovski, ish-themelues i VMRO-DPMNE-së: Me Gruevskin në qeverisje nuk ka zgjidhje të krizës! Partitë shqiptare? Asnjë vlerë, derisa janë krah tij

by te Sheshi
12/06/2015
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
EKSKLUZIVE/  Jove Kekenovski, ish-themelues i VMRO-DPMNE-së: Me Gruevskin në qeverisje nuk ka zgjidhje të krizës! Partitë shqiptare?  Asnjë vlerë, derisa janë krah tij

Bisedoi: Memedali Jusufi  

Nikolla Gruevski as me partinë e tij nuk i ka mirë punët. Zërave kundërshtues në VMRO-DPMNE iu është bashkuar dhe  Jove Kekenovski,  i njohur si themelues i kësaj force politike, për momentin  drejtohet prej kryeministrit Nikolla Gruevski.  

Disa orë pas dështimit të bisedimeve në Bruksel mes lidërve të katër partive, nën mbikqyrjen e komisionerit Han,  edhe Kekenovski e thotë me bindje se nuk mund të ketë dalje nga kriza me Gruevskin në krye të qeverisë .

Sa  për partitë shqiptare, ai i sheh ato pa ndonjë vlerë në zgjidhjen e krizës, derisa gjykon se ajo anojnë kah mbrojtja e Gruevskit.

Ndër të tjera, Kekenovski sqaron dhe pozitën e Rusisë në krizën maqedonase, ndërsa shprehet i bindur se vetëm kur të ndërhyn diplomacia amerikane, atëherë do ketë zgjidhje  reale të krizës.    

Jove-Kekenovski (2)

Si e vlerësoni situatën aktuale politike në Maqedoni?

Kriza nuk është vetëm politike por është edhe shtetërore. Eshtë një ndër krizat më të rënda që na ka pushtuar: sepse përveçse politike dhe shtetërore, siç e thashë më sipër,  është edhe krizë morale dhe krizë e ndërgjegjës.

Kam frikë se nëse vazhdon kjo agoni, së shpejti do të ballafaqohemi edhe me krizë akoma më të rëndë dhe poashtu  sociale.  Sa u takon negociatave të fundit që u zhvilluan në Bruksel,  e pamë si përfunduan: një  fiasko totale . Idea që të rrijnë në të njëjtën tavolinë katër liderët është ide e mirë, por jam skeptik se evropianët do të arrijnë në ndonjë sukses në këta negociata; dhe pres që së shpejti  në skenë të paraqiten amerikanët.

Kam përshtypje se në shtetin tonë qytetarët më shumë kanë besim tek amerikanët sesa tek përfaqsuesit evropianë; mbase kjo është kështu sepse evropianët udhëhiqen nga një politikë paksa jo-principiale . Amerikanët deri tani po rrijnë në distancë; janë  më të ekuilibruar, duke mos mbajtur anën e askujt,  gjë që nuk mund të thuhet për evropianët; dhe besoj se me ndërhyrjen e amerikanëve do të vihet deri te një zgjidhje reale për krizën.

Po vetë Gruevskin si e shihni në këtë krizë: mundet të ketë zgjidhje dhe me të në qeverisje?

Absolutishtë jo!  Eshtë e pamundur dalja nga kriza  me këtë kryeministër.  Nuk mundet që, të jesh i akuzuar për përgjime skandaloze –  të cilat në njëfarë mënyre e kanë deligjitimuar qeverisjen – e të vijohet më tej që vendi të qeveriset nën drejtimin  e tij.

Vlerësoj se Gruevski duhet të tërhiqet, sepse më një hap të tillë do të kemi më shumë objektivitet  dhe liri nëpër organet e ndryshme, të cilat do të duhet  të investigojnë të gjitha dyshimet e deritanishme.

Si e shikoni rolin e partive shqiptare në këtë krizë?

Të jem i sinqertë: nuk shoh asnjë rol pozitiv të tyre në zgjidhjen e kësaj krize , pasi më shumë i shoh në drejtim të përkrahjes së Gruevskit për shkak të mbrojtjes së interesave të tyre pragmatike, por edhe të interesave personale; dhe me këtë mbrojnë qëllime të ngushta të tyre.

A besoni në një Maqedoni prosperuese mbas gjithë kësaj tollovie, ku fjalën kryesore do ta kenë qytetarët, pavarsisht prejardhjes etnike?

Gjithsesi po, sepse besoj në një koncept të shtetit ky qytetaria është në rend të parë, e më pas vijnë tjerat. Unë gjithashtu besoj në një Maqedoni multikulturore, sepse besoj se të gjithë ne, qytetarët e Maqedonisë, duhet të jemi të barabartë në të drejtat tona dhe përgjegjsitë. Duhet me ngulm të kërkojmë që të afirmohet qytetari i dinjitetshëm i Maqedonisë që do t`i gëzojë të drejtat e tij, pavarsishtë çfarë religjioni ose etnie i takon, sepse ndryshe si do të kërkojmë përgjegjësi nga një qytetarë që u janë marrë të gjitha të drejtat.

jove-kekenovski

Si e shikoni reflektimin e përleshjes së interesave ruse me ato amerikane në Ballkan, e sidomos në Maqedoni?

Unë vlerësoj se Rusia në gjithë këtë situatë ka rol episodik në favor të realizimit të interesit të saj strategjik, sepse intenca e saj është më e gjërë: respektivisht, Rusia është duke menduar më shumë për situatën në Ukrainë dhe neve na përdor si “monedhë këmbyese” në raport me amerikanët;  ndërkohë në pas-skenë dëshiron t`i realizojë interesat e veta në Ukrainë – siç dhe e  potencova më lart – por edhe tek disa shtet të  ish-Bashkimit Sovjetik.

Në një periudhë kohore edhe Gruevski  dëshironte të gjejë shpëtimin në Lindje duke iu bashkuar Rusisë nëpërmjet ndërtimit të gaspërcjellsit që vinte nga Turqia, për të cilën të mirëinformuarit thonë se nuk do të ndërtohet fare. Dhe me gjasë, pas kartonit të dytë të verdhë që mori Gruevski nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – pra komuniteti ndërkombëtar – ai u detyrua që t`i kthehet procesit euro-atlantik si opsion i vetëm i mundshëm.

Deri më tani, politika e Shteteve të Bashkuara dhe e Bashkimit Evropian kundrejt shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka qasje parimore; dhe kjo vlen edhe ndaj Maqedonisë, kështu që ne nuk kemi pse të ndryshojmë kursin politik. Çdo ndryshim në  proceset e mëtejme do na sillte vetëm dëm të pakthyeshëm…

/tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
Pas skandalit, jep dorëheqjen kreu i FSDKSH. Astrit Beci

Pas skandalit, jep dorëheqjen kreu i FSDKSH. Astrit Beci

Nxënësit ëndërronin prej kohësh një ekskursion, arsyeja prekëse që çoi në anulimin e gjithçkaje

Nxënësit ëndërronin prej kohësh një ekskursion, arsyeja prekëse që çoi në anulimin e gjithçkaje

Vejusha e Millosheviç refuzon t’i shesë vilën biznesmenit shqiptar

Vejusha e Millosheviç refuzon t’i shesë vilën biznesmenit shqiptar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni