Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka tentuar të përcjellë deklarata të llojit “sportiv”, ngjashëm si ato të shkujdesurat e Edi Ramës, në prirjen për t’u bërë sa më interesant.
Edhe pse nuk njihet për forcë batute, ai është është përpjekur të sajojë diçka teksa ka folur për faktorin shqiptar në rajon, gjatë një takimi me Bruksel me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
I pyetur në lidhje me të ardhmen e dialogut Prishtinë – Beograd, Vuçiç u përgjigj:
“Pyetja ime është çfarë do të bëjnë ata? Ta pranojnë Serbinë pa Kosovën? Të na ofrojnë këtë kënaqësi të madhe? Mund të qeshem me këtë. Çfarë të përgjigjem tjetër”, tha Vuçiç; ndërkohë që është hera e parë që në ligjërimin e tij të ngurtë diplomatik, artikulon fraza të tilla të shkujdesura.
Nuk është e vështirë të dallohet efekti “Rama” tek kompleksimi i Vuçiçit, derisa është detyruar të nxjerrë deklarime të tilla pikërisht në Bruksel. /tesheshi.com/