Gratë janë po aq të afta për të kryer krime të rënda si burrat, sipas të dhënave nga faqja e internetit e grave më të kërkuara e të arratisura në Evropë.
Sipas një deklarate të Europol, numri i grave të përfshira në aktivitete kriminale është rritur në dekadat e fundit, megjithëse ritmi i kësaj rritjeje ka qenë më i ngadaltë se ai i burrave.
Si një shpjegim për këtë prirje, Europol shprehet se është e mundur që përparimet teknologjike dhe normat shoqërore i kanë çliruar gratë nga punët e shtëpisë dhe kanë rritur përfaqësimin e tyre në “tregun e krimit”.
Në fushatën e re Europol 21, ccdo shtet anëtar ka zgjedhur një nga të arratisurit e tij më të kërkuar, pamjen e fytyrës të të cilit (ose cilës) e mbulon me maskë, dhe shikuesi duhet të marrë me mend gjininë e kriminelit, ndërsa pjesë të maskës gradualisht zhduken.
Qëllimi është të tërhiqen sa më shumë vizitorë në sit.
Europol shprehet se të dhënat tregojnë se kriminelët, të dy gjinitë, kërkohen për krime të rënda si vrasje, trafik droge, mashtrim, vjedhje dhe trafikim njerëzor.
Europol fton njerëzit të japin informacione që do të ndihmonin në gjurmimin e të arratisurve. /tesheshi.com/