Pas Astrit Patozit, një tjetër ish-deputet demokrat, ka reaguar në lidhje me fjalën e mbajtur nga krei i PD—së, Lulzim Basha gjatë seancës në përkujtim të ish-ligjvënësve të vrarë nga regjimi i Enver Hoxhës.
Basha deklaroi se do të shtojmë një buxhet më vete për dokumentimin e krimeve të komunizmit dhe të mos lejojmë kurrë më, që figurat ish komuniste të drejtojnë vendin.
Por, Eduard Selami, i cili garoi me Bashën në 22 korrik për postin e kryetarit të PD-së, shkruan në rrjetet sociale se i fundit që duhet të flasë për krimet komuniste, duhet të jetë Lulzim Basha,
“Dënimi i eleminimit të deputetëve në diktaturë nga Basha, hipokrizi. Për kohën dhe mundësitë ai nuk mbetet pas”, reagon Selami në Twitter. /tesheshi.com/