Kryeministri Edi Rama, ka bërë një përshkrim të personalitetit të të ndjerit Selim Muça, ish-kreu i KMSH-së që ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të diele. Në pak rreshta, shefi i qeverisë shqiptare e ka quajtur një mik të respektuar duke dhënë dhe vlerësimet përkatëse, diçka më shumë se thjesht korteziale. Shkruan Rama:
Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Musliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një lideri të bute por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë.
E paç siç e ke ëndërruar, udhëtimin pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça! /tesheshi.com/