Qeveria vendosi të shpallë zona të mbrojtura Lumin e Vjosës, Luginën e Shalës dhe Parkun e Munellës.
Sipas përcaktimit zyrtar, të trija marrin statusin “Park Natyror”.
Lajmi u bë me dije nga ministrja Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.
Gruaja në krye të Turizmit dhe Mjedisit tha se për Vjosën, që ka qenë një çështje shumë e debatuar ka pasur kontribut nga shumë aktorë derisa u mor ky vendim. Kujtojmë se për të apelonte dhe Di Caprio.
Sipas saj. territori i mbrojtur në Shqipëri ka shkuar nga 18 në 21 për qind.
Kumbaro lajmëroi se do të krijohen strategji për të ruajtur këto zona dhe për të zhvilluar turizmin. /tesheshi.com/