Gjykata Speciale po vijon me ftesa ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe i ftuari i radhës është Dr. Fadil Beka.
Beka, i cili kishte shërbyer si mjek i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, do të duhet të paraqitet para një prokurori special në Hagë.
Lajmi u bë i ditur përmes mediave sociale të bashkëluftëtarëve të Bekës, por siç ndodh rëndom, Gjykata Speciale në Hagë nuk e konfirmoi ftesën për media.
Kujtojmë se Beka ishte kandidat për deputet në radhët e PDK-së, parti e vendosur për të qëndruar në opozitë për mandatin vijues. Gjykata speciale është aktive që nga nëntori i këtij viti, dhe deri tani janë proceduar dhjetëra intervistime, ku nuk mungoi edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj. /tesheshi.com/