Siç dhe BE, edhe Berlini zyrtar e ka mbështetur heqjen gjysmake të taksës nga ana e Albin Kurtit në rolin e kryeministrit, pa e shoqërar me kritika, deri dhe mosdakortësi, siç SHBA.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt. tha se heqja e taksës (pa e komentuar mënyrën), është një hap i rëndësishëm që mund të çojë drejt rinisjes së dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Hap i rëndësishëm dhe kurajoz nga kryeministri Albin Kurti, vetëm disa javë pasi mori detyrën. Tani kjo duhet të çojë në një proces konstruktiv të heqjes së barrierave tregtare dhe të lëvizjes së lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe riangazhim në dialog që çon në normalizimin e plotë”, shkroi Heldt në një postim në Twitter.
Ndërkohë, referuar zemërimit amerikan, partneri në koalicion Isa Mustafa, propozoi një tryezëmë prani amerikane dhe europiane, për të dalë me një qëndrim të unifikuar. Kritik ndaj taksës së pjesshme, është dhe LDK. /tesheshi.com/