Siç dhe kishte paralajmëruar në nisjen drejt Nju Jorkut, kryeministri Rama u takua me presidentin Trump, ku të dy, me bashkëshortet respektive realizuan një foto korteziale, që jo patjetër përkthehet dhe si takim klasik. Megjithatë, shefi i qeverisë shqiptare, një anti-Trumpist i deklaruar, tha kishte folur me kreun e Shtëpisë së Bardhë, duke marrë prej këtij të fundit një konsideratë mbi qeverisjen, siç vetë Rama do e kish ëndërruar.
“Patëm një bisedë të shkurtër se i tillë ishte formati dhe natyrisht inkurajuese sepse të dëgjoj ‘Shqipëria po ia del mirë’ është kënaqësi”, tha kryeministri gjatë një interviste nga SHBA.
Kujtojmë se vite më parë, kur Trump nisi garën për president të SHBA, Rama u shpreh kundër kandidaturës së tij duke preferuar atë të Hillary Clinton. Me ardhjen e Trump në pushtet, opozita besoi se Trump do hakmerrej ndaj Ramës për qëndrimin anti, gjë që nuk ndodhi. /tesheshi.com/