Në një fabrikë austriake – “Festalpine” (Voestalpine), një mjek përdori të njëjtën shiringë për disa njerëz kur dha vaksinën.
Deri në 60 punonjës janë prekur nga ky dështim mjekësor dhe ata do të duhet t’i nënshtrohen testimit të HIV dhe hepatitit.
Kompania shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë, ndwrsa mjeku u pezullua përkohësisht.
Një mjek nga Qendra Mjekësore e Punës Vamed duhej të vaksinonte punonjësit kundër koronavirusit, por ai toleroi apo harroi, nuk dihet.
“Festalpine”, në një deklaratë, thekson se është e pakuptueshme se si mund të ketë lëshime në qendrën e vaksinimit në lidhje me cilësinë dhe higjienën.
Zëdhënësi i Vameda-s, Ludwig Bichler tha se ishin vërtetuar lëshime në vaksinimin e disa personave.
Një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht vaksinën, shtoi ai. /tesheshi.com/