Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

VENDIMI/ Ky është turpi historik gjerman ndaj Namibisë: Berlini do ta shlyejë

by te Sheshi
28/05/2021
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
VENDIMI/ Ky është turpi historik gjerman ndaj Namibisë: Berlini do ta shlyejë

Gjermania, për herë të parë, ka pranuar se ka kryer gjenocid në Namibi gjatë sundimit të saj kolonial të këtij vendi afrikan dhe ka premtuar mbështetje financiare prej më shumë se një miliard euro për të financuar projekte infrastrukture.

Kolonët gjermanë vranë mijëra anëtarë të popujve Herero dhe Nama nga 1904 deri në 1908, pasi këto fise u rebeluan kundër administratës së Berlinit të një kolonie të quajtur atëherë Afrika Jugperëndimore Gjermane.

Të mbijetuarit u transferuan në shkretëtirë ku shumë ishin burgosur në kampe përqendrimi, të përdorura si skllevër dhe ku shumë vdiqën nga të ftohtit, kequshqyerja dhe rraskapitja.

“Tani ne zyrtarisht do të flasim për këto ngjarje si gjenocid. Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, ne kërkojmë falje nga Namibia dhe pasardhësit e viktimave të krimeve të kryera,” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në një deklaratë të premten.

Si një gjest i “pranimit të vuajtjeve të mëdha të shkaktuara viktimave”, Gjermania do të mbështesë gjithashtu “rindërtimin dhe zhvillimin” e Namibisë me një program financiar 1,1 miliardë euro, shtoi Maas. Këto para do të paguhen për 30 vjet, sipas burimeve pranë negociatave, dhe duhet të jenë në përfitim të drejtpërdrejtë për pasardhësit e popullit Herero dhe Nama.

Ekzekutimet dhe persekutimet

Gjermania drejtoi Namibinë nga 1884 derisa humbi këtë koloni në Luftën e Parë Botërore. Tensionet u përshkallëzuan në 1904 kur anëtarët e popullit Herero, të privuar nga bagëtia dhe toka, u rebeluan dhe u ndoqën nga anëtarët e fisit Nama.

Gjenerali gjerman Lothar von Trotha u dërgua për të shuar rebelimin dhe ai urdhëroi përndjekjen e njerëzve. Të paktën 60,000 anëtarët e Herrera dhe 10,000 anëtarët e Nama u vranë midis 1904 dhe 1908.

Ushtarët kolonialë kryenin ekzekutime masive, persekutuan burra, gra dhe fëmijë në shkretëtirën ku mijëra vdiqën nga etja dhe ngritën kampe famëkeq përqendrimi siç ishte ai në ishullin Shark.

Krimet kanë helmuar marrëdhëniet Windhoek-Berlin për vite me radhë, qeveria gjermane ka pranuar më parë “përgjegjësinë morale” për vrasjet, por ka shmangur bërjen e një falje zyrtare për të shmangur kompensimin.

Gjatë vitit 2015, Gjermania filloi negociatat zyrtare me Namibinë dhe në vitin 2018 ajo ktheu kafkat dhe mbetjet e tjera të trupave të fiseve të masakruar të përdorura për eksperimente për të nxjerrë në pah pretendimet e epërsisë së racës evropiane në epokën koloniale. /tesheshi.com/

Related Posts

Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune
Azia

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
NERVOZIZMI/ Kur Bujar Nishani të “nxjerr nga vetja”: ç’është “hera e parë” për Bashën

NERVOZIZMI/ Kur Bujar Nishani të “nxjerr nga vetja”: ç’është “hera e parë” për Bashën

Berlini refuzon “masakrën zgjedhore” të Bashës: Bashkëpuno me Ramën!

Berlini refuzon “masakrën zgjedhore” të Bashës: Bashkëpuno me Ramën!

KRITIKAT/ “Harta” e debatueshme: përse muslimanët në Austri janë zemëruar me qeverinë

KRITIKAT/ “Harta” e debatueshme: përse muslimanët në Austri janë zemëruar me qeverinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni