Kryeministri Rama ishte sërish në “Air Albania” për të ndjekun procesin e vaksinimit dhe për të shpallur ambicien e realizimit të të gjithë procesit në 14 muaj.
“Per rreth 1000 persona vaksini do përfundojë këtë javë, ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë.
Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë prsonalitete që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.
Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me Astrazeneca-n. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresë realiste se do kemi dhe një sasi tjetër.
Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, tha Rama.
Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu qetësoi opinionin për jo kolaps në shtretër, siç u raportua në disa media.
“Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Ka kapacitetet dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet ka 550 shterër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600.
Në dy spitalet rajonalë që janë hapur janë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet rajonale janë duke u kryer shërbim dhe për rastet post-COVID dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet COVID.
Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, 20 të shtruar dhe shtrimet në spital janë dinamike”, tha Manastirliu. /tesheshi.com/