Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Economist”: vala e migrimit nga Europa Lindore e arriti kulmin, tashmë në rënie

by te Sheshi
28/08/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Botë e çuditshme, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
“The Economist”: vala e migrimit nga Europa Lindore e arriti kulmin, tashmë në rënie

Zhvillimi i vetë ekonomive në lindje të Europës dhe kostoja e ulët e strehimit dhe jetesës po i joshin drejt shtëpisë punonjësit që kanë jetuar me vite jashtë atdheut.

Kur Richard Fetyko u largua nga vendlindja e tij, Sllovakia në vitin 1992 me një program të studimeve universitare jashtë vendit, ai planifikonte të kthehej në fund të vitit. Në vend që të kthehej, ai kaloi 22 vjet në Amerikë, duke marrë diploma universitare dhe duke punuar në banka dhe në Wall Street. “Nuk e shihja vërtet veten time duke aplikuar aftësitë që kisha në Sllovaki”, thotë Fetyko. Por, ndërsa ekonomia sllovake maturohej, e gjitha kjo nisi të ndryshojë. Në vitin 2014, ai mori një ofertë nga një firmë investimesh në Bratisllavë dhe u kthye në shtëpi.

Fetyko ishte pjesë e një vale. Nga viti 1992 deri në vitin 2015, kaq shumë njerëz u larguan nga Europa lindore saqë popullsia e saj u tkurr me 18 milionë njerëz, ose me 6 për qind sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara. Trendi u përshpejtua ndërsa vendet e rajonit nisën të hyjnë në Bashkimin Europian. Ishte një kthesë e thartë për anëtarët e rinj të BE-së: më shumë sesa i bëri të pasur si Europa perëndimore, pranimi joshi punonjësit e këtyre vendeve të vendoseshin atje.

Në Perëndim, sidomos në Britani dhe Francë, e gjitha kjo solli frikërat e “hidraulikëve polakë” që po shkurtonin rrogat e vendasve. Më 23 gusht, Emmanuel Macron nisi një tur në tre vende të Europës qendrore dhe lindore për të diskutuar sesi duhej kontrolluar fluksi. Megjithatë ka shenja se ky fluks tashmë mund të ketë arritur kulmin, dhe është duke u tërhequr.

Ekonomitë që po zhvillohen, rritja e pagave dhe kostot e ulëta të jetesës duket se po tërheqin gjithnjë e më shumë emigrantë drejt shtëpive të tyre. Një raport në korrik nga kompania e pasurive të patundshme, Colliers, kumtonte “bumerangun e forcës së punës”, ndërsa profesionistët po ktheheshin nga perëndimi. 

Mungesa e kushteve për vizë nga ana e BE-së e bën migrimin e brendshëm të vështirë për t’u gjurmuar, por ka disa shifra që janë domethënëse. Që prej vitit 2010, emigracioni ka rënë në nëntë nga 11 vendet post-komuniste që janë anëtare të BE-së. Migracioni në Britani nga vendet lindore që u bashkuan me BE-në në vitin 2004, që ishte mbi 30 mijë persona çdo vit në periudhën 2010-2015, ra në 5 mijë persona vitin e kaluar. Kjo ndodhi pjesërisht edhe për shkak të Brexit, por edhe për shkak të fenomenit në zgjerim që është rritja e kërkesës për punonjës në Europën lindore. “Nuk po kthehen të moshuarit, po kthehen njerëzit në moshë pune”, thotë Mark Robinson, autori i raportit të “Colliers”.

Vendet e punës janë më të lehta për t’u gjetur: papunësia varion nga 5.3 për qind në Rumani deri tek shifra mbresëlënëse 2.9 për qind në Republikën Çeke. plot 73 për qind e prodhuesve hungarezë thonë se nuk mund të gjejnë punonjësit për të cilët kanë nevojë. Kjo gjë rrit rrogat: pagat janë rritur me 5 për qind në Republikën Çeke krahasuar me një vit më herët dhe në Hungari me një shifër të jashtëzakonshme 15 për qind, ndihmuar kjo edhe nga një rritje e madhe e pagës minimale. Niveli i taksave, krahasuar me Europën perëndimore janë fundore: niveli më i lartë i taksës mbi të ardhurat është vetëm 25 për qind në Sllovaki dhe 10 për qind në Bullgari.

Joshje e madhe që tërheq emigrantët në shtëpi është edhe strehimi me kosto të ulët. Një apartament në Pragë, për metër katror, kushton rreth gjysmën e asaj që kushton një në Dublin, dhe një të të shtatën e kostos në Londër. Kostoja e jetesës po ashtu është aq e ulët saqë një analizë e të ardhurave neto në Europë nga kompania konsultuese, “Deloitte” e liston Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Poloninë si tre përfituesit më të mëdhenj të kontinentit (së bashku me Zvicrën dhe Maltën).

Por nuk janë vetëm financat që sjellin emigrantët në shtëpi. Në vitin 2010, Milos Fusek la shtëpinë e tij në qytetin e lindjes Dubnica nad Vahom, në perëndim të Sllovakisë për Irlandën, ku ai punoi në një magazinë dhe më pas në logjistikë dhe marketing. Në vitin 2015, ai erdhi në shtëpi për të drejtuar një kompani prodhimi me babain e vet. Për të, familja ishte një faktor vendimtar. Të tjerë thonë se mund të arrijnë pozicione më të larta në vendet e lindjes sesa në perëndim.

Ka edhe një arsye tjetër: një ndjesi optimizmi patriotik. Sllovaku Tomas Melisko, që mori diplomën në juridik në Britani, hoqi dorë nga një vend pune në Vjenë për të punuar si konsulent i pronave të patundshme në Bratislavë. Përveçse për të qenë më afër miqve dhe familjes, ai ndjen se “duke u kthyer, sjell aftësitë që ka grumbulluar dhe ia jep shoqërisë”. Perëndimorët shqetësohen se europiano-lindorët do të vijojnë të “përmbytin” në drejtim të Perëndimit, por ata duhet të kenë parasysh se shumë prej këtyre njerëzve i duan po ashtu vendet e tyre.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Mjekësi alternative: ja çfarë mund të përdorni nëse ju dhemb koka apo jeni djegur…

Mjekësi alternative: ja çfarë mund të përdorni nëse ju dhemb koka apo jeni djegur…

“Rama 2”, një qeveri e vjetër me vetëm një risi: ja ç’përfaqësojnë 12 ministrat e “rinj”

“Rama2”, shkrihen 37 agjensi dhe institucione: ja strukturat e reja

Sadiku shënon në Poloni, Legia ngjitet e dyta në renditje

Sadiku shënon në Poloni, Legia ngjitet e dyta në renditje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni