Ashtu siç ndodh me disa nxënës, një 13-vjeçare donte të parandalonte babanë e saj nga zbulimi se ajo ishte pezulluar për shkak të mungesave të shumta në shkollë.
Kjo është arsyeja pse ajo shpiku historinë se si mësuesi i saj i historisë, Samuel Paty, urdhëroi studentët e besimit islam të largoheshin nga klasa në mënyrë që ai t’u tregonte të tjerëve fotografi të profetëve të zhveshur.
Kjo në fillim dukej si një gënjeshtër e padëmshme, derisa u bë rasti për ngjarjen e tmerrshme që pasoi, shkruan The Guardian.
Dhjetë ditë më vonë, mësuesi u gjet i vdekur.
Revista franceze Le Parisien zbuloi të dielën se vajza, identiteti i së cilës ende nuk dihet, pranoi se kishte akuzuar në mënyrë të rreme mësuesin e ndjerë Paty.
Gazeta deklaron se ajo e pranoi gënjeshtrën e saj para hetuesve të gjykatës anti-terroriste, si dhe se ajo nuk ishte aspak në klasë kur Paty po tregonte karikaturat e diskutueshme.
Hetuesit deklaruan se vajza vuan nga një “kompleks inferioriteti” dhe se ajo është jashtëzakonisht e lidhur me babanë e saj.
Babai i vajzës, Brahim Chnina, pasi dëgjoi versionin e saj të histories me mësuesin, postoi një video në Facebook ku akuzoi Paty për diskriminim dhe kërkoi që ai të pushohej nga shkolla Conflans-Sainte-Honor.
Kjo video, ndër të tjera, u pa dhe nga 18-vjeçari me origjine çeçene Abdullah Anzorov. Ai më pas vendosi të udhëtonte në një shkollë ku pagoi dy adoleshentë për ta identifikuar mësuesin Paty, të cilin më pas do e ekzekutonte.
Kjo gënjeshtër e bëri atë të vriste mësuesin francez.
“Unë kurrë nuk e kisha menduar se mesazhi im do shkaktonte humbjen e një jete Eshtë e vështirë të imagjinohet se si mund të ndodh që të humbnim një mësues historie dhe që të gjithë të më fajësonin mua për këtë ngjarje, por ja që po ndodh”, tha babai i 13-vjeçares. /tesheshi.com/