“Në netët e gjata të kaluara duke zgjedhur fotografitë e Sharon, reagimet e mia ishin sentimentale. Duke parë fytyrën e saj, buzëqeshja dhe ndjeja se zemra ime po ngrohej”.
Janë këto fjalët e Leon Borensztein, një fotograf polak, i cili ka vendosur të publikojë historinë e Sharon, vajzës së tij 30 vjeçare, të verbër dhe të prekur nga autizmi.
Në librin-album, momentet e tyre më të rëndësishme janë fiksuar në fotografi.
Borensztein thotë se kur lexon ato që ka shkruar në ditar, emocionet shtohen, përfshihet nga stresi dhe nuk arrin që ta imagjinojë të bijën.
Ai tregon se e ka rritur i vetëm Sharon, pasi nënës së saj, përdoruese e lëndëve narkotike ju mohua e drejta për ta takuar. /tesheshi.com/