Një peshk në Kinë është kthyer në një fenomen por a mund ta gjeni se për çfarë bëhet fjalë?
Krapi ka tërhequr një valë vizitorësh në shtëpinë e tij në qytetin Wugang, raporton People’s Daily Online.
Shumë njerëz e kanë përshkruar kafshën si një krap njerëzor, pasi ai ka një fytyrë të ngjashme me atë të njeriut.
Sipas medias kineze, peshku i përket Qiu Xiaohua, mësues në një shkollë fillore të Wugang.Ai tha se e kapi krapin në një rezervuar në 30 Prill.
Fotot e gjallesës janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale. /tesheshi.com/