Nga mazhoranca qeverisëse, është pohuar për herë të parë se të gjitha krizat i kanë rënë pikërisht asaj. Ka qenë zv/kryeministri Arben Ahmetaj që e ka potencuar këtë fakt, që në fakt vlen të merret në llogari për tre dekadat e post-komunizmit, ku vërtet, krizat më të mëdha i kanë rënë PS-së.
Ahmetaj e ka parë këtë dhe në një sens qiellor, duke e përkthyer si fatmirësi që me krizat duhet të merret vetëm PS.
“Dua t’ju them që ashtu si ja dolëm me tërmetin dhe pandeminë do ja dalim edhe me këtë krizë. E paska thënë Zoti që të ishte ky kryeministër që të përballonte këto kriza. Fatkeqësi që na bien krizat por shyqyr që kemi një kryeministër, qeveri që përgjigjet në sekondën e parë deri në orën e fundit të zgjedhjes së krizës”, tha nr. 2 i qeverisë gjatë një pranie në Kamëz së bashku me Ramën, ku iu kanë dhënë qytetarëve 112 çelsat e apartamenteve të rindërtuar pasi u dëmtuan nga tërmeti.
“Dua t’ju them që ashtu si ja dolëm me tërmetin dhe pandeminë, do ja dalim edhe me këtë krizë”, tha Ahemtaj, referuar goditjes nga çmimet e rritura në nivel global, me factor bazë luftën në Ukrainë. /tesheshi.com/