Akti i radhës i Presidentit Metanë goditjet e tij ndaj mazhorancës e ka emrin Skëndër Gjinushi.
Kreu i shtetit ka refuzuar ta dekretojë atë si kreun e ri të Akademisë së Shkencave, me pretendimin se praktika e ndjekur për zgjedhjet e tij ka rezultuar me shkelje ligjore. Shkak, të qënit ende i Gjinushit në krye të PSD-së.
“Statusi i anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave nuk mund të ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese të larta në parti politike.
Papajtueshmëria ligjore në ushtrimin e statusit si anëtar i rregull i Akademisë së Shkencave, e bën tërësisht procesin zgjedhor të pavlefshëm. Kjo, sepse çdo anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave që ka papajtushmëri të statusit si anëtar i rregullt i saj me funksione drejtuese në parti politike, rrjedhimisht është në kushtet e ndalimit ligjor për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në funksionet drejtuese të Akademisë së Shkencave ku përfshihet dhe funksioni i Kryetarit.
Kjo pozitë juridike krijon papajtueshmëri të ushtrimit të statusit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave, çka përbën shkak ligjor ndalues për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur Kryetar i Akademisë së Shkencave”, thuhet në finalizimi të argumenteve juridike të shprehura nga Meta.
Reagimi i parë nga Gjinushi ishte me të njëjtin term juridik që mazhoranca përdori në rastin e anullimit të zgjedhjeve.
“Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul”, tha Gjinushi. /tesheshi.com/