Kreu demokrat Basha i mëshoi sërish çështjes së pagesës në Rrugën e Kombit, e kjo gjatë një vizite në Kukës. Ai tha se do ta heqë traun që aty.
“Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun!
Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do të funksionojmë si një trup i vetëm dhe kështu do ta bëjmë të mundur që djemtë e Kukësit dhe vajzat e Kukësit të kenë mundësi të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në një qendër turistike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën”, tha Basha.
Por kujtojm se në fund të mandatit të dytë, nga 2012 e deri në 2013, PD kishte bërë në plan vënien e një pagesë në Rrugën e Kombit, e cila do ishte 8 euro për automjet. /tesheshi.com/