Një djalë 20 vjeç u qëllua për vdekje ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur gjatë të shtënave jashtë një dyqani në New Jersey të premten në mëngjes. Të shtënat ndodhën jashtë një dyqani ndërsa njerëzit po prisnin në radhë për të përfituar nga uljet e çmimeve.
Kurse në Nevada, të enjten një person u qëllua për vdekje gjatë një konflikti në një parkim në qendër tregtare.
Të premten dyqanet hapën dyert, që është një nga ditët me më shumë shitje të vitit. Kjo për shkak se gjatë kësaj dite bëhen uljet më të mëdha të të gjithë vitit dhe njerëzit dynden për të bërë blerjet.
Nëse je me fat, mund të përfitosh e të blesh gjithçka që të duhet me shumë pak para, por duke qenë se sasia është përherë paksa e limituar dhe të interesuarit, pra kërkesa është tepër e lartë, kjo bën që në këtë ditë të shënohen dhe ngjarje të rënda si vrasjet e sipërpërmendura, apo sherre nga më të ndryshmet./tesheshi.com/