Kreu demokrat Basha i ka bërë një mbyllje të pazakontë protestës të kësaj të enjteje, duke zgjedhur si epilog këndimin e himnit kombëtar. Pasi doli nga Kryesia e Kuvendit, aty ku tha se dorëzoi mandatet, ai u kthye në selinë e PD-së dhe prej aty u kumtoi përkrahësve këto fjalë:
“Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju. Nisëm një rugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlroë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”
Më pas erdhi këndimi i himnit prej tij, jo fort këndshëm edhe për shkak të një ngjirjeje zëri. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/525636194628985/?t=2