Ajo që u paralajmërua ditë më parë ka ndodhur: qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për taksën prej 100 për qind edhe për importin e produkteve të markave të huaja që prodhohen në Serbi. Deri më sot, taksa 100-përqindëshe përfshinte vetëm produktet serbe.
Vendimi u mor në bazë të rekomandimit të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, i cili kërkoi që të gjitha kompanitë në Serbi të trajtohen njësoj.
Kjo masë e re e fut akoma më shumë në kolaps biznesin serb të lidhur me tregun kosovar. Kryeminstri Haradinaj, e ka stërthënë se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, nuk do të ketë heqje të tarifave. /tesheshi.com/